Këshilli i Evropës, Shqipërisë: Hiqni dorë nga rrahja e të burgosurve, vini televizorë në çdo qeli

Aktualitet

Komiteti Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës publikon raportin e gjetjeve pas monitorimit të burgjeve në vendin tonë. Monitorimi përfundoi në dhjetor të vitit 2018 dhe vetëm tre ditë më parë ai është botuar në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhuna ndaj të burgosurve, kushtet në qelitë, diskriminimi, trajtimi jo i mirë i personave të huaj të dënuar, mbajtja e të miturve në të njëjtin burg me të rriturit, trajtimi jo njerëzor i personave me probleme mendore, dhuna gjatë shoqërimit në polici, janë disa nga gjetjet që sipas komitetit kundër torturës vazhdojnë të mos marrin zgjidhje, përcjell Faxweb. Këshilli i Evropës i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare për mos përmbushjen e detyrave të lëna prej tyre me herët.

Në përfundim të raportit, Këshilli i Evropës i rekomandon qeverisë shqiptare të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në burgje.

I lihet afat 6 muaj qeverisë për përmbushjen e kritereve, ndërkohë që një rekomandim i veçantë është bërë për ndërhyrjen e domosdoshme në legjislacion.

Sipas KiE, qeveria duhet të marrë masa për të siguruar televizor në çdo qeli. Ndërkohë i vetmi premtim që kanë marrë nga ministrja Etilda Gjonaj është trajtimi ndryshe që do t’u bëhet të dënuarve me shtetësi të huaj. Është premtuar se të huajve do t’u lihet më tepër kohë në dispozicion për të qenë në ajër të pastër dhe çdo mëngjes do të bëjnë ushtrime.

ME TE LEXUARAT