Rama nis “furtunën” nga Shkodra, largohen 80% e drejtorëve rajonalë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur koordinatorët e Veriut ne Velipoje, ndërsa të pranishëm janë edhe ministri Sandër Lleshaj, Senida Mesi, kryetari i bashkisë Lezhë dhe deputet të PS-së. Gazetari i “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi ka mësuar detaje nga mbledhja e shefit të qeverisë më koordinatorët e pranishëm. Burime nga mbledhja bëjnë më dije se 80 % e drejtorëve do të largohen në të gjithë bashkitë e qarkut Shkodër.

“80% e drejtoreve do ikin për gjitha bashkitë e qarkut Shkodër. Është kërkuar vlerësimi i performancës së institucioneve me varësi nga qendra”-thanë burimet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Temë tjetër që është diskutuar në mbledhja ka qenë ajo e analizës së buxheteve të bashkive, borxhet dhe projektet aktuale, të cilat janë kërkuar prej shefit të qeverisë që të “skanohen” në detaje për ecurinë e tyre në terren. Gazetari Nikshiqi raporton se gjatë mbledhjes janë pranuar edhe dorëheqjet e 4 drejtorëve, kërkesë kjo, e e cila u bë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e mëparshme të këshillit të veriut

Kryeministri Rama ka treguar vëmendje të shtuar për qarkun e Shkodrës, sidomos pas largimit të të zgjedhurit të PS në krye të bashkisë në 30 qershor, Valdrin Pjetri. Ky i fundit nuk kishte fatin të ulej në karrigen e të parit të qytetit të Shkodrës pasi nga denoncimet e vazhdueshme të PD, por edhe nga hetimet e kryera, Pjetri rezultoi të jetë subjekt i dekriminalizimit, i dënuar më parë në Itali.

ME TE LEXUARAT