PD: Tahiri e mban peng Ramën, ka faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun drogës!

Aktualitet

Partia Demokratike ka deklaruar sot se arsyet e mosndëshkimit nga drejtësia të ish-ministrit Saimir Tahiri janë të lidhura drejtpërsëdrejti me kryeministrin Edi Rama.

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD nënvizoi se "Tahiri doli i paprekur nga drejtësia, sepse Edi Rama është peng i dosjeve të korrupsionit dhe i lidhjeve kriminale të tij dhe të familjes së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Saimir Tahiri posedon faktet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të drogës me laboratorin e kokainës në Xibrakë, prandaj “imazhi i Shqipërisë në Europë” nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën.

Sot Edi Rama po hesht dhe po shijon rezultatin e punës së tij dyvjeccare për të prishur dosjen e Saimir Tahirit, për të ndaluar arrestimin e tij me burg, për të ndaluar dënimin e tij me burg."

Në dy vjet Edi Rama ka bërë veprime konkrete në këtë drejtim: Nuk lejoi prokurorinë të arrestonte që në fillim Saimir Tahirin, duke mos i hequr imunitetin në parlament dhe duke i dhënë mundësi atij të prishë provat.

Shkarkoi Prokurorin e Përgjithshëm, që kërkoi arrestimin e Tahirit dhe, nëpërmjet Arta Markut, largoi prokurorët e dosjes Tahiri.

Ekstradoi në mënyrë të paligjshme financierin e bandës së Habiljave, duke i mbyllur gojën për paratë që banda kishte shpërndarë tek pushteti.

Mbylli çështjen e Orest Sotës, mikut të Saimir Tahirit, në makinë e të cilit u gjetën 863 mijë euro në të njëjtën kohë, kur prokuroria bëri kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit.

Ushtroi presion mbi gjykatën për të mos dënuar dhe burgosur Saimir Tahirin, pas kërcënimit që ky i fundit i bëri me dosjet e korrupsionit dhe lidhjes me krimin.

ME TE LEXUARAT