Media franceze kryqëzon drejtësinë: ‘Tahiri i shpëtoi burgut, tani vendin e drejton trafiku i herionës’

Aktualitet

Media franceze “Le Figaro” i ka dedikuar një artikull vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda dha një natë më parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimi Tahirin, i cili u dënua me 3.4 vite shërbim prove për shpërdorim detyre. Në shkrimin e publikuar, francezja e cilëson shpalljen e Tahirit të pafajshëm për akuzat “trafik droge” apo “grup të strukturuar kriminal” si një ‘arratisje’ nga burgu.

“Le Figaro” shkruan më tej se Tahiri është një ish-aleat i ngushtë i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, që në vitin 2017 ishte i detyruar të hiqte dorë nga posti i tij për t’u përballur me akuzat e rënda. “Vetë ish-ministri Tahiri e përshëndeti vendimin e Gjykatës, e cila pranoi që 40-vjeçari nuk ishte një kriminel. Ai gjithashtu lajmëroi se ka ndërmend ta apelojë vendimin me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Emri i tij u shfaq gjatë përgjimit telefonik në një hetim të nisur pas arrestimit në Itali të një prej kushërinjve të tij, Moisi Habilaj të dyshuar si trafikantë droge,”– shkruan ndër të tjera media franceze.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas “Le Figaro” shkruan edhe për Shqipërinë dhe për situatën aktuale ku ndodhet politika në vendin tonë. Francezja shprehet se edhe pse ministri i Brendshëm aktual, Sandër Lleshaj është shprehur se vendi ynë është jashtë hartës së shteteve ku mbillet kanabis, kjo gjë nuk u rezulton e vërtetë. Media ndërkombëtare thekson se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër në mes të Ballkanit që gjithmonë ka shërbyer si një pikë tranzitore për kalimin e drogës, si heroinë apo kokainë, nga vendet e Lindjes dhe Amerikës së Jugut drejt tregut evropian. Gjithashtu në artikull vihet në dukje edhe ekstradimi I Arbër Çekajt, pronarit të kontenierit me 613 kg kokainë, që u kap një vit më parë në Maminas.

“Jeta politike shqiptare është helmuar trafiku i drogës, ku njëra palë akuzon kundërshtarët e saj se janë të lidhur me krimin e organizuar,”– shkruan “Le Figaro” në fund të artikullit. Një natë më parë pas një seancë maratonë, ish-ministri Saimir Tahiri mbylli “Gjyqin e vitit” në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku u dënua me 3.4 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg e sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. Për këtë vendim ai u shpreh se ishte qesharak dhe se do ta apelojë. Pas seancës, ai ftoi gazetarët për të zhvilluar një takim, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.

ME TE LEXUARAT