Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kamioni përplaset me fuoristradën, dyshimet për shkaqet e aksidentit

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së sotme në aksin Elbasan-Librazhd, i njohur tashmë si burim i vazhdueshëm aksidentesh.

Një kamion është përplasur me një automjet, ndërkohë që nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar
Policia ka mbërritur në vend ngjarjes dhe ka hetimet.

Ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe lagështira në rrugë.

Ky është aksidenti i disatë në muajt e fundit ku automjete të tonazhit të rëndë aksidentohen në këtë aks rrugor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet