Gjiknuri paralajmëroi dorëheqjen, Balla: Debat pa kuptim, kundërshtari nuk zgjidhet

Politikë
Gjiknuri paralajmëroi dorëheqjen, Balla: Debat pa kuptim,

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat deklaroi se ftesa për reformën zgjedhore është e hapur dhe e sinqertë për opozitën, ndërsa shtoi se koha deri në qershorin e vitit 2021 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare është e shkurtër.

Duke iu referuar deklaratës së Damian Gjiknurit ditën e sotme, i cili theksoi se është i gatshëm të japë dorëheqjen, Balla kundërshtoi kërkesën e PD-së për shkarkimin e tij, pasi sipas tij është e papranueshme që një palë politike t’i vendos kushte palës kundërshtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Unë nuk jam dakord me këtë qasje, që njëra palë vendos kushte për përfaqësuesit e palës tjetër. Gjiknuri duhet ta themi se ai është eksperti më i mirë i reformave zgjedhore shumëvjeçare në vend. Është një eksperience ndaj mënyrës së përkthimeve të raporteve të OSBE-ODIHR në amendamente. Ky është një debat pa kuptim. Asnjëra palë nuk mund të zgjidhet. Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet. Nuk duhet të zgjatem aspak, sepse kjo nuk është çështje themelore. Në parimet themelore të të drejtave të njeriut askush nuk mund të paragjykohet, për sa kohë që nuk ka asnjë vendim gjykata që të provojë fajësinë.', tha ndër të tjera Balla.

ME TE LEXUARAT