Bonucci: Humbëm fokusimin

Sport

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka mbetur i zemëruar me barazimin ndaj Ateltico Madridit (2-2).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zonja e Vjetër”, ishte duke fituar me rezultat 2-0 fal golave të Juan Cuadrados dhe Blaise Matuidi, ndërsa Atletico arriti të rikthehet në lojë përmes golave të Stefan Saviq e Hector Herrera.

Italiani tha se në pjesën e parë ishin në formën e duhur, ndërsa në të dytën humbën fokusimin.

“Në pjesën e parë, Atletico po bënte presion, por arritëm të shënojmë dy herë. Është vështirë të pranosh dy gola. Luajtëm mirë, por duhet të jemi më të fokusuar, për shkak se kjo gjë po na ndodh shpesh. Të gjithë duhet të jemi më të koncentruar. Këtë gjë e bëmë me Napolin, por fituam tri pikë, ndërsa kësaj herë humbëm dy pikë”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT