Mashtrim dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona

Aktualitet

Policia ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, një për “Mashtrim” dhe një për “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kapën dhe ndaluan shtetasin:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

G.B, 30 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i këtij shtetasi i bë pasi në Gusht 2018, me anë të mashtrimit i ka marrë makinën dhe një sasi parash shtetasit D.A, 50 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, ndaluan shtetasin:

J.S, 30 vjeç, banues në Çermë, Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases J.S, 35 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

ME TE LEXUARAT