Mësoni njëherë e mirë sa shpesh duhet t'i lani xhinset

Soft

Ndodh që të pyesim veten nëse po i lajmë xhinset më shpesh nga sa duhet dhe a e dëmton kjo gjë materialin e tyre. Në fakt, larja e shpeshtë i dëmton xhinset, por edhe papastërtia i dëmton gjithashtu.

Akumulimi i baktereve e papastërtive në fibrat e xhinseve ul jetëgjatësinë e tyre. Disa njerëz për të mos i larë shpesh i fusin në ngrirje, por fatkeqësisht kjo metodë nuk funksionon. I ftohti do të ndalojë shumëfishimin e baktereve, por nuk do t’i ngordhë ato. Pra, vendosja e xhinseve në ngrirje për t’i pastruar është thjesht një mit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me sa duket, larja është zgjidhja perfekte nëse dëshironi të mbani një higjenë të mirë. Por sa shpesh duhet t’i lajmë? Kjo varet nga shpeshtësia që ju i vishni xhinset. Nëse i vishni shpesh duhet t’i lani shpesh. Kur jeni në dyshim nëse duhet t’i lani apo jo, diheni që ka ardhur koha t’i fusni në lavatriçe. Mos harroni që në qoftë se dëshironi që xhinset të “jetojnë” më gjatë, lajini me dorë ose kur i lani me lavatriçe shmangni centrifugën.

ME TE LEXUARAT