Akuzat e PD, reagon Babani: Po më prishin imazhin

Politikë

I emëruari i Edi Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës, Mark Babani në një dalje publike në media tha se akuzat e PD janë të sajuara dhe se s’kanë lidhje me të.

Babai shprehet se PD bën deklarata të rreme vetëm që të prishë imazhin e tij. Ai thotë se Gazmend Bardhi ka bërë shpifje dhe se ka aktivizuar avokatët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘E gjithë kjo histori është e sajuar. Është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet i kam pasur shumë të qarta. Ato nëse kanë prova mund të shkojnë në prokurori. Absolutisht nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi.

Unë jam i gatshëm që të shkoj në Prokurori dhe të jap shenjat e gishtave. Normalisht ata do sajojnë që të më ulin imazhin. Më 4 prill 1994 kam qenë në hotel dhe kam qenë në punë. Unë në jetën time nuk kam qenë kurrë as i arrestuar dhe as i ndaluar nga policia, kurrë. Kam aktivizuar avokatët e mi, që të bëjnë padi për shpifje ndaj Gazmend Bardhit’, tha Babani.

ME TE LEXUARAT