Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Një tjetër tërmet godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra

Greqia ësthë goditur sot nga një tërmet 3.7 ballë i shkallës Rihter.

Sipas mediave fqinje, lëkundjet janë regjistruar në 05:06 me orën lokale në zonën në det të hapur të Kretës.

Sipas një studimi paraprak nga Instituti Gjeodezik i Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte në një zonë në det 76 km në perëndim të Sfakia dhe me një thellësi prej 27.1 km.

Kujtojmë se lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe përgjatë ditëve të kaluara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet