Nis nesër viti i ri shkollor, policia rrugore merr masa. Apeli: Siguroni fëmijët, nuk tolerojmë!

Aktualitet

Në prag të nisjes së sezonit të ri shkollor 2019-2020, policia rrugore e Tiranës ka hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore. Plani përfshin edhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri në 12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshën 12 vjeç, si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, rrugorët e kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar dhe zbatimin rigoroz të normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia deklaron se në asnjë rrethanë, për sigurinë e tyre, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi.

ME TE LEXUARAT