Mourinho: Messi më bëri trajner më të mirë

Sport

Trajneri Jose Mourinho ende nuk ka gjetur një ekip ku të nisë një projekt të ri, por mbetet mjaft aktual me intervistat e tij. Ai ka folur në lidhje me kohën kur drejtonte Real Madridin dhe kishte Lionel Messin si kundërshtar. Portugezi kujton se Lionel Messi e ka bërë atë trajner më të aftë.

“Messi nuk ka luajtur kurrë në skuadrën time. Kam luajtur kundër tij dhe më ka bërë një trajner më të mirë për të përgatitur ndeshjet dhe organizuar skuadrën. Kur them Messi përfshij të gjithë lojtarët e mëdhenj që kam luajtur kundër. Këto situata dhe rivalitete i kanë ndihmuar dhe ata vetë. Në momentin që mbyllet futbolli, rivalët më të mëdhenj mund të bëhen dhe miq dhe shijojnë atë që kanë bërë. Në kohën kur janë rivalë duhet të bashkëjetosh me atë ambicie dhe atë zjarr për të fituar“, – tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tekniku kujton dhe kohën kur drejtonte Realin. “Kur mora Realin ishte periudhë e vështirë, pasi Barcelona po dominonte jo vetëm në fushë, por dhe në popull. Ata luanin mirë dhe kishin futbollistë të shkëlqyer. Ne duhet ta thyenim këtë dominim. Atë periudhë e gjithë vëmendja e botës ishte në La Liga, pasi përballeshin Ronaldo dhe Messi. Unë erdha nga Interi, Pep ishte në Barcelonë, por më e rëndësishme se të gjithë ne së bashku janë Reali dhe Barcelona, është dashuria dhe pasioni që keni për futbollin“, – tha ndër të tjera Mourinho.

ME TE LEXUARAT