Femra U-17/ Shqipëria eliminohet nga Greqia

Sport

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 të femrave është mundur sot edhe në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të Kampionatit Europian, por të paktën ka dalë nga fusha e lojës me një humbje minimale e jo një rezultat katastrofe si ai i takimit të parë.

Dy ditë më parë, vajzat e drejtuara nga Agustin Kola mundeshin 10-0 përballë Irlandës, duke bërë të qartë se nuk janë ende gati për të pasur pretendime në turne të rëndësishëm e për momentin po bëjnë thjesht eksperiencë që do ti shërbejë në vitet në vijim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot, ndaj Greqisë, Shqipëria është mundur vetëm 1-0, me një gol të shënuar nga Papateodoru në fundin e pjesës së parë të ndeshjes.

Një duel i cili është dominuar, ashtu siç pritej, nga Greqia që ka bërë 19 tentativa drejt portës, kundrejt vetëm 1 një të vajzave kuqezi, edhe atë jashtë kuadratit.

Gjithsesi, humbja 1-0 do të shërbejë për moralin para sfidës së fundit që luhet vetëm për statistika, ndaj Lituanisë, pasi të dy skuadrat janë jashtë Europianit.

ME TE LEXUARAT