Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

U kapën duke prerë dru pyjorë në territorin grek/ Arrestohen tre shqiptarë

Tre shqiptarë të moshës 23, 45 dhe 51 vjec u arrestuan në momentin kur po ktheheshin në shtëpitë e tyre nga Oficerë të Ekipit të Prokurorisë Ndërkufitare në Kristalopigji të akuzuar për prerjen pa leje të drurëve në pyjet e Follorinës.

Të tre shqiptarët u kapën pasi kishin kaluar ilegalisht në territorin grek me pesë kuaj për të ngarkuar drutë që i siguronin duke shkatërruar një zonë malore të Follorinës në të cilën ata kishin prerë një sasi të madhe dru lisi.

Nga hetimi nga policia greke u zbulua gjithashtu se njeri prej druvarëve, 45-vjeçari e kishte rast të përsëritur dhe ishte në pritje të një dënimi nga Gjykata Penale greke për të njejtën vepër penale, për shkelje të ligjit të pyjeve dhe të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.