Reperi i njohur shqiptar po fejohet?

Showbiz

Që prej fillimit të këtij viti, në media është përfolur se reperi i njohur Blleki është në një lidhje me kushërirën e Norës dhe Era Istrefit, Besën.

Ata janë fotografuar shpesh së bashku, madje burime për “Iconstyle.al” konfirmuan se Besa dhe Blleki po i kalonin të dy pushimet këtë verë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithçka që bën çifti nuk i shpëton syrit të fansave, ndaj ditën e sotme dikush e ka pyetur Besën në Instastory nëse do të fejohet me reperin dhe gjejeni kur? Ditën e lindjes së saj!

“A është e vërtetë që ke me u feju për ditëlindje me…”- shkruan ndjekësi, pa e bërë publik emrin e reperit me të cilin Besa është në një lidhje.

“Po”- ia kthen Besa duke qeshur, ndërsa në një tjetër story ka bërë publike edhe datën e lindjes së saj, 10 tetorin.

Mesa duket, çifti ka vendosur t’i bëjë gjërat serioze, mirëpo ende nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo.

Mbetet të presim për të parë se ç’do të ndodhë me Besën dhe Bllekin.

ME TE LEXUARAT