Murrizi kujton thesarin e shtetit në Krrabë: Ari nuk duhet të shitet nga Rama

Politikë

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslym Murrizi, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare ka komentuar ligjin e kthyer pas nga presidenti Meta për rezervat materiale të shtetit, e ku opozita tha se me ndryshimin e ri, kryeministri Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri.

Murrizi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se dekreti i presidentit Meta e thotë qartë se arin dhe argjendin nuk duhet ta shesë Rama, ndërsa shton se kjo duhet të jetë kompetencë e drejtorit të Rezervave të Shtetit, në mënyrë të tillë që sipas tij të këtë edhe përgjegjësi penale. Ndër të tjera, Murrizi solli në vëmendje edhe episodin e vjedhjes së arit në Kërrabë të Elbasanit, në 1997.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në argumentimin ligjor që i bën Meta këti ligji bëhet fjalë për mallrat e kategorisë A. Kush janë mallrat e kategorisë A? Ato janë prodhimet prej ari, argjendi, platini etj. Ajo që më habit është grupi i ndarë nga lëndët e tjera, por është i ndarë nga elbi, patatja. Dekreti i presidentit, thotë; Arin, argjendin nuk duhet ta shesë Rama, por qeveria. Nisur nga përgjegjësia penale, prgjegjësia individuale është më e mirë. Duhet ti lihet drejtorit të Rezervave të Shtetit, që të ketë përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Nëse firmos kryeministri, se di kush do e kontrollojë. Këtu nuk ka ngelur më ar apo argjend për të shitur. Kërkoj një evidencë se çfarë ka ngelur nga ai ari i Kërrabës. Çohet saurreli, ngarkohet ari me lopatë dhe arrestohet një plak me gomar. Dhe bëjnë këtu sikur u dhimbset ari dhe argjendi. Po të jetë nisur nga synimi i mirë se ari u duhet shqiptarëve, lum si ne. A do t’i shesë kryeministri, apo ata që e vjedhin me saurrel?”, nënvizoi Murrizi.

ME TE LEXUARAT