Ilir Meta per Ramën/ O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri

Aktualitet

Nuk marrin fund ngacmimet e presidentit Ilir Meta në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit rikujton edhe një herë premtimin e dhënë gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ku deklaroi se, do ti jepte Ramës dekoratën “Urdhëri i Skënderbeut” nëse Shqipëria çelte negociatat me BE-në në muajin tetor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por sot, ku Parlamenti njëngjyrësh refuzoi kandidaturën e Metës, atë të profesorit Petraq Milo, për kryetar të KLSH, presidenti i Republikës lëshon batutën e rradhës.

“O Zot ç'më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut", ky kërkon vetëm "Urdhrin e Tao-Spiropalit"!”, shkruan Meta në postimin e tij më të fundit.

ME TE LEXUARAT