Greqi/ Qeveria kërkon të shesë 30% të aeroportit të Athinës

Aktualitet

Qeveria greke do të kërkojë një blerës për 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, deklaroi sot ministri i Financave në çastin që qeveria e re konservatore po përpiqet të përshpejtojë privatizimet.

“Ne do të procedojmë me shitjen e 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, që është nën kontrollin e shtetit grek”, theksoi Christos Staikouras në një mesazh të publikuar në profilin e tij “Twitter”, pas një mbledhje të qeverisë mbi këtë çështje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky aeroport, më i rëndësishmi në vend, ka regjistruar 24 milionë pasagjerë në vitin 2018, nga të cilët 16,4 milionë kanë qenë udhëtarë ndërkombëtarë.//ATSH

ME TE LEXUARAT