EMRI/ Shoferi i makinës së blinduar me targa ruse është një i ri nga Shkodra

Kliko per me shume info

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 tek sheshi “Shqiponja”. Një automjet luksoz i tipit Benz G-Class i blinduar, me vlerë rreth 200 mijë euro, është përmbysur dhe shoferi i makinës është larguar.

Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit. Ai është E.D., 34 vjeç, banues në Shkodër. Mësohet se policia po vijon hetimet për origjinën e makinës, pasi dyshohet se është e vjedhur.

Kliko per me shume info

34-vjeçari nga Shkodra u largua nga makina pas aksidentit, por u ndalua pak momente më vonë. Automjeti luksoz ka pësuar dëmtime dhe është sekuestruar nga policia.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here