E FUNDIT/ Bosi i makinave të luksit është vëllai i deputetes

Kliko per me shume info

Eldin Dergjini bosi i makinavë të luksit është vëllai i deputetes Ambra Borova, e futur nga radhët e LSI-së, dhe emrin e vërtetë e ka Elti Borova. Po ashtu ata janë fëmijët e muzikantit të njohur shkodran Luan Borova.

34-vjeçari Eldin Dergjini është shprehur para grupit hetimor që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është goditur nga një makinë nga pas dhe është përplasur me borduren e rrugës nga ku ka humbur kontrollin e automjetit.

Kliko per me shume info

Më pas Dergjini ka deklaruar se është larguar në këmbë dhe ka marrë taksi dhe ka mbërritur në një spital privat. 34-vjeçari pretendon që e ka sjellë makinën nga jashtë dhe priste ta pajiste me dokumenta.

Dergjini është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për lëndë narkotike. Automjeti është dërguar në drejtorin e policisë tirane ku i është nënshtruar kontrolleve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here