Basha nderon Azem Hajdarin: Ka ardhur koha të mbyllim tranzicionin

Kliko per me shume info

Drejtues të lartë të Partisë Demokratike kanë bërë homazhe sot tek memoriali i Azem Hajdarit. Kreu demokrat, Lulzim Basha u shpreh në përkujtimoren për 21 vjetorin e vrasjes së Azemit, se lideri i lëvizjes studentore mbetet frymëzim për idealin e Shqipërisë demokratike.

Ai tha se plaga e 21 viteve më parë është ende e hapur, ndërsa shtoi se shqiptarët ende sot e kësaj dite kërkojnë shpëtim rrugëve të botës. Basha ka dhënë një mesazh për situatën aktuale.

Kliko per me shume info

Basha te memorali i Azemit:
“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin liderin e lëvizjes studentore të dhjetorit 1990, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste të Shqipërisë i cili u vra nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit më 12 shtator 1998. Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit janë përjetë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre, për një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelët të jenë para drejtësisë dhe pas hekurave dhe fatet e vendit të merren me përgjegjësi të plotë nga ata që shqiptarët i gjykojnë më të mirët dhe më të aftët për të marrë barrën e përgjegjësive e për ta realizuar me sukses.

Sot akoma është plaga e hapur, krimi akoma vijon të ketë pushtet. Shqiptarët vijojnë të vuajnë ekonomikisht, të jenë të papunë dhe të vuajnë nga një pushtet që nuk buron nga vota por nga krimi dhe korrupsioni dhe i shërben vetëm krimit e korrupsionit. E sotmja është po ashtu një thirrje për bashkim mes demokratëve, shqiptarëve e socialistëve të ndershëm. Ka ardhur koha që rinia shqiptare dhe të gjithë shqiptarët ta mbyllin siparin e tranzicionin dhe të hapin rrugën e lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta”, tha Basha.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here