Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Tabaku: Shtesa e kontratës për kontrollin teknik të automjeteve në shkelje të interesit publik!

Kryeministri Rama dhe mazhoranca kanë përdorur si alibi të tenderave dhe PPP-ve klienteliste që kanë shpërndarë ato pak koncesione të dhëna nga qeveria demokratike. Por, sa herë që iu eshtë lipsur që të veprojnë kundër tyre ato kanë vepruar në të kundërtën. Rasti i koncesionarit SGS (apo siç njihet konçesioni i Kontrollit teknik të Makinave) është një nga rastet që bëri jehonë sepse PS në opozitë e kish atakuar dhe nëmazhorancë e rifirmosi si kontratë (shtesa e kontrates ne foto).

Megjithëse kompania në fjalë nuk kishte përmbushur asnjë kriter nga pikat e kontratës pararendëse për të cilin mund të zgjatej qeveria vendosi sërishmi ta firmosë zgjatjen e koncesionit.

Së pari, në kontratën e parë ishte përcaktuar si kriter se të drejtën për të kërkuar zgjatjen e kontratës me këtë kompani e ka shteti shqiptar (pra qeveria) dhe ai mund ta bëj vetëm nëse provon që ka interes publik të lartë për ta rifirmosur këtë kontratë. Në rastin konkret qeveria, e aq më tepër kjo mazhorancë, mund të kërkonin partnerë të tjerë që do të ishin më pranë parimeve që proklamonin dje në opozitë. Por, ata vendosën ndryshe pasi intersi personal i qeverisë ishte mbi interesin publik. Kështu hipokrizia e PS-së prevaloi edhe kësaj radhe.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.