Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shkarkimi i Zaganjorit/ KLGJ shpall vendin vakant për në Gjykatën e Lartë

KLGJ shpall vendin e katërt vakant për në Gjykatën e Lartë.

Vendi vakant u la nga ish-kreu i kësaj gjykate, Xhezair Zaganjori, i cili u shkarkua nga shkalla e dytë e Vettingut.

Fillimisht Zaganjori ishte konfirmuar në KPK, por tashmë vendimi i KPA është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Sipas rivlerësimit të bërë nga ana e KPA, subjekti nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për pasurinë e tij si dhe ka bërë deklarim të pasaktë të saj.

Gjykata e Lartë tashmë mbetet me vetëm një anëtar që është Ardian Dvorani, një prej gjyqtarëve më të kontestuar nga ana e opozitës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.