Përfaqësuesi i Komisionit të Venecias: S’ka zgjedhje në tetor!

Kliko per me shume info

Një delegacion i Komisionit të Venecias vizitoi përgjatë dy ditëve vendin tonë për të mbledhur opinione e për tu shprehur më 11 tetor, nëse Presidenti Meta ka vepruar sipas Kushtetutës me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gazetarja e A2CNN ka arritur ti marrë një prononcim z. Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, teksa ai ndodhet në Kryesinë e Kuvendit. Z. Markert tha se “më 13 tetor nuk do ketë zgjedhje lokale në Shqipëri, pasi nuk po bëhen përgatitje për këtë gjë. Ai hezitoi të japë shpjegime mbi ligjshmërinë e kësaj date, por tha se “mendimi për veprimtarinë e Presidentit do të publikohet më 11 tetor”.

Presidenti ka një tjetër datë. 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias?

Kliko per me shume info

Markert: Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.

Nuk është një datë e ligjshme, data e dekretuar e presidentit Ilir meta për 13 tetorin?

Markert: De facto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni.

Por a e ka shkelur Presidenti i Republikës ligjin me zhdekretimin e 30 qershorit?

Markert: Nuk do të komentoj tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

Përgjatë 48 orëve në Tiranë, të deleguarit e Venecias kanë pasur takime me përfaqësuesit më të lartë politikë.

Markert tha se “opozita parlamentare nuk ka një qendrim të unifikuar, por qendrime të ndryshme. Ndërsa opozita jashtëparlamentare, i ka të qarta qendrimet e saj”.

Po qëndrimi i kryeministrit Edi Rama cili ishte?

Markert : Ju e dini që kryeministri Rama ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e Presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here