Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ngjarja e rëndë në Vlorë, Policia jep detajet rreth plagosjes së 2 grave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gumenisë të Vlorës, ku një burrë ka godityur me bishtin e sëpatës gruan e xhaxhait dhe vajzën e xhaxhait pas një konflikti arsyet e të cilit nuk dihen ende.

Momentalisht dy të plagosur po transportohen me urgjencë drejt spitalit dhe mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga policia, ndryshe nga sa u raportua fillimisht në media, gratë e plagosura janë nusja e xhaxhait të autorit dhe kushërira e tij e parë, ndërsa ende nuk kanë mbërritur në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet