Ndihmë juridike falas, ligji aplikohet për herë të parë në Elbasan, Balla: Apeli im për qytetarët…

Kliko per me shume info

Bashkia e Elbasanit dhe Ministria e Drejtësisë firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e ndihmës juridike parësore falas, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Lajmi është njoftuar përmes një postimi në facebook, nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili shkruan se qarku i Elbasanit është i pari qark që po e përfiton një shërbim të tillë, të cilin Ministria e Drejtësisë synon ta hapë në të gjitha qarqet e vendit.

“Në fillim të muajit tetor, pranë Bashkisë së Elbasanit do të funksionojë zyra, në të cilën dy punonjës të Ministrisë së Drejtësisë do të ofrojnë ndihmën juridike falas. Kjo ndihmë konsiston, jo vetëm në këshillim ligjor, por edhe në përpilim të dokumentave apo kërkesave që do të paraqiten pranë gjykatës.” shkruan Balla ndërsa thekson se ligji për ndihmën juridike është një nga ato ligje që do të zgjidhë një prej problematikave më të vështira të gjithë këtyre viteve për qytetarët që kanë nevojë për ndihmë juridike.

Kliko per me shume info

“Apeli im për çdo qytetar është të shfrytëzojë shërbimin e kësaj zyre për çdo problem të karakterit juridik. I bëj thirrje çdo qytetari të Elbasanit që ka nevojë për konsultë juridike tashmë ia ka këtu punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë të cilët do t’ju asistojnë dhe do t’ju japim këshillën e duhur juridike për tu drejtuar më pas drejt zgjidhjes së problemit tuaj.” përfundon Balla postimin e tij.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here