Ministri i del kundër presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Kliko per me shume info

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, dje ka mbërritur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ndërsa dje në këtë pritje i kishte pëshpëritur Vuçiçit se nuk i pëlqen Kosova, në një konferencë për media të mbajtur sot pas takimit, Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji.

Kliko per me shume info

Ndërkohë deklaratat e tij janë përgënjeshtruar nga ministry i Jashtëm i Çekisë, Tomáš Petříček i cili përmes një shënimi në tëitter, se vendi i tij nuk ka ndryshuar asnjë pozicion ndaj Kosovës dhe asnjë vendi tjetër në Ballkan, dhe shton se do t’i mbështesë dy qeveritë respective atë të Prishtinës dhe Beogradit në rrugën e integrimit në BE

“Qeveria Çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme të vendit, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës ose ndonjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt BE”, shkruan Petříček.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here