Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Edi Rama shikoje këtë oligark”, denoncon me pamje nëndrejtorin e kadastrës

 

Ky është momenti kur një qytetar hyn në zyrën e nëndrejtorit të dorëhequr të kadastrës Klodian Troci, duke e akuzuar atë se i ka shitur shtëpinë në bashkëpunim me firmën.

Qytetari që e ka dërguar këtë video në “Ti Raporton”, në Top Channel i kërkon nëndrejtorit që të zbatojë vendimin, të cilin e ka prej kohësh në zyrë.

“Ky është një mashtrues, kam 4 vite që bredh dyerve të gjykatave”

Duke biseduar me tone të acaruara me zyrtarin e kadastrës, qytetari në video i bën thirrje Kryeministrit të shohë se çfarë po ndodh në Vlorë dhe të marrë masa.

“Edi Rama e shikon këtë oligark, më ka shitur pronën. Merr masa për këtë njeri”./TCH

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.