Dalin pamjet, viktima i vrare ne mes te rruges

Aktualitet

Vilson Tafçiu (Noka) 28 vjeç u qëllua me tri plumba sonte në mbrëmje, duke mbetur I vrarë në zonën e Astirit në Tiranës.

Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga Joq viktima shikohet teksa qëndron i pajetë në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte dy mbiemra, Noka dhe Tafçiu.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve

ME TE LEXUARAT