Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ngjarja në Lezhë, 37-vjeçari u qëllua nga një makinë në lëvizje

Një person ka mbetur i plagosur në Lezhë pas të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.K. 37-vjeç i cili po lëvizte më këmbë në zonën e Katedrales.

Dyshimet e para janë se personi në fjalë është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.

I plagosur është dërguar në spitalin e Lezhës për mjekim, ndërkohë policia heton për zbardhjen e ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.