Ish-prokurori: Ja çfarë ndodh me Tahirin më 19 shtator, nëse shpallet fajtor

Aktualitet

Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari shpjegoi se çfarë do të ndodhë me Saimir Tahirin nëse Gjykata do ta shpallë fajtor në seancën e 19 shtatorit.

Ai tha në studion e Report TV se pa u marrë një vendim i formës së prerë, Tahiri do vazhdojë të jetë i lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Prokuroria derisa të çohet në gjyq. Pretenca është e bollshme. Ato fashikuj, shumica janë operativë. Prokurorët pasi i kanë përkthyer i kanë çuar të gjitha në Gjykatë. Kjo çështje nuk do të zgjidhet në shkallën e parë. Në datën 19 shator do kemi një vendim të gjykatës. Edhe nëse e dënon fajtor, dënimi ekzekutohet vetëm me një vendim të formës së prerë. Pra ai nuk arrestohet javën tjetër edhe nëse dënohet", tha Hajdari.

ME TE LEXUARAT