Gjirokastër/ Zjarri masiv rrezikon banesa, biznese dhe stane bagëtish

Aktualitet

Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Mashkullorë 5 km në veri të Gjirokastrës. Forcat e PMNZSH janë vënë në lëvizje për të vënë nën kontroll flakët të.

Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se nga flakët masive rrezikohen 2 stane me bagëti, tre banesa dhe 2 biznese. Sipas komandantit të PMNZSH Gjirokaster, Kujtim Bizhga, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikësish dhe 3 mjete për shuarjen flakëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë është kërkuar sipas tij ndihmë shtesë edhe nga Tepelena pasi situata paraqitet shumë kritike.

ME TE LEXUARAT