Bylykbashi, 'Venecias': Presidenti garantoi unitetin dhe pluralizmin, OSBE e vërtetoi parashikimin e tij

Aktualitet

Përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi i PD dhe Klajda Gjosha e LSI, dhanë një prononcim për shtyp sapo dolën nga takimi me delegacionin e Komisionit të Venecias, që ka ardhur në Shqipëri të mbledhë fakte lidhur me çdekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit nga Presidenti Ilir Meta, sa i mbështetur në ligj qe ai vendim.

Bylykbashi tha: “Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese nëse ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe Presidenti është përpjekur të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, unitetin e popullit dhe pluralizmin politik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është një nga detyrat fisnike që duhet të luajë dhe ka luajtur Presidenti në këtë rast dhe gjithashtu kjo nuk e bën me faj.

Presidenti i ka garantuar, i dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëhen në një moment të dytë në kushte më të mira. Parlamenti përpiqet të shkarkojë Presidentin dhe në këtë lojë të turpshme përpiqet të bëjë pjesë edhe institucionet ndërkombëtare, që janë shumë të qarta me këtë.

Ne e bëmë të qartë dhe aspektin politik, arsyet specifike pse kemi ardhur në këtë situatë.

Raporti i OSBE qe lajmërimi i vdekjeve në Shqipëri, vërtetoiatë që Presidenti e përmend në mënyrë të qartë në arsyet që ai parashikonte pse në 30 Qershor s’mund të kishte zgjedhje dhe ato duhej të bëheshin në 13 tetor."

ME TE LEXUARAT