A do të rikthehesh në politikë? Përgjigjet ish-ministri i Brendshëm

Politikë

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm i cili po përballet me 3 akuza të rënda në gjyq ka folur gjatë për gazetarës pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore ku ai ka bërë dhe mbrojtjen e tij së bashku me avokatin mbrojtës Maks Haxhia.

Pas deklaratave se nuk do të tërhiqet në asnjë sekondë në betejën e tij për drejtësi liri, ai i është përgjigjur dhe pyetjes së gazetarëve nëse do të ketë një rikthim të Saimir Tahirit në majën e politikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është absurde. Kanë qenë dhe janë në majë politikës ata që kanë pssur akuza për vrasje dhe vjedhje stratosferike në xhepat e qytetarëve. Kjo është beteja ime për të cilën unë hoqa dorë nga mandati i deputetit dhe kur kjo betejë e imja të përfundojë siç dua unë të përfundojë atëherë do të kem betejën me çdo qytetar, edhe derë më derë nëse do të jetë nevoja“, tha Tahiri.

ME TE LEXUARAT