Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

48 shoferë u arrestuan brenda një jave në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës njoftoi se përgjatë javës ka arrestuar 48 drejtues mjetesh, pasi i ka konstatuar në shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, të dehur apo pa dokumenta.

Por po ashtu, janë pezulluar 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.

Janë gjobitur 35 drejtues për shpejtësi në qendrat e banuara, 328 drejtues motorrësh pa kaska dhe 327 persona për celularin gjatë drejtimit të mjeteve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.