Igli Tare shënjestron Vedat Muriqin për Lazion

Sport

Igli Tare ka piketuar futbollistin e radhës shqiptar për t’ia bashkuar skuadrës së Lazios dhe këtë herë është përsëri nga radhët e përfaqësueses së Kosovës.

Mediat turke insistojnë se drejtuesi shqiptar i Lazios sheh Vedat Muriqin si përforcimin e radhës të ekipi të tij, pasi kërkon një lojtar të tillë me peshë në sulm për t’ia bashkuar skuadrës së drejtuar nga Simone Inzagi, i cili ka dhënë parimisht pëlqimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Turqi insistojnë se edhe pas kalimit te Fenerbahce, Lazio ka shfaqur interes konkret për sulmuesin dhe në një moment është diskutuar edhe transferimi i tij i menjëhershëm në Itali.

Por më pas klubi ka vendosur të presë pak kohë, me Taren që ka kërkuar të shohë në veprim Muriqin në këtë pjesë të parë të sezonit.

Lojtari do të jetë në monitorim dhe nuk është aspak çudi që në janar pista e Lazios të rihapet, me atë që do t’i bashkohej kontingjentit të shqiptarëve në këtë skuadër e cila është e vëmendshme ndaj talenteve që mund të sigurojë.

ME TE LEXUARAT