Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Plagosën rëndë 21-vjeçarin, njëri arrestohet tjetri në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H., 25 vjeç, si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit S.S., 24 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me sende të forta, në fshatin Buçimas, shtetasin R.Ç., 21 vjeç, të cilit i kanë thyer edhe xhamat e automjetit të tij tip “Benz”.

loading...

Rekomandojme

Shtetasi R.Ç., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e shtetasit S.S., dhe materialet në ngarkim të tyre, ia referoi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet