Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Mjekët e zbuluan me vonosë, 3-vjeçarja ndërron jetë në prehrin e nënës

Një vajzë tre vjeçare ka ndërruar jetë në krahët e nënës, pasi vuante nga një kancer i rrallë.

Eilish Flanagan e çoi të bijën 3-vjeçare Aoife Flanagan-Gibb, plotë 11 herë tek mjekët, por në të gjitha rastet i thanë se nuk kishte asgjë të rëndë.

E ëma e vajzës insistoi disa herë për kontrolle të thelluara, por i thuhej se vajza nuk kishte asgjë, veçse ishte zënë kaps.

Pas një sërë kontrollesh, më në fund erdhi diagnoza shokuese, Aoife kishte një tumor në stomak, shumë të rrallë dhe agresiv, i cili i shkaktoi vdekjen pesë ditë pasi u zbulua.

Vajza vuante nga kapsllëku dhe dhimbje të tmerrshme, duke shqetësuar pa masë prindërit, ndërkohë që gjendja ishte aq e rëndë, sa që e mitura vdiq në krahët e nënës si pasojë e një arresti kardiak në muajin korrik.

Gruaja nuk e pranon dot gjithë sa ka ndodhur, ndaj qelizat e vajzës i ka lënë në dispozicion të shkencës, në mënyrë që kjo formë kanceri të studiohet dhe të bëhet diçka për fëmijët e tjerë të sëmurë.

Brenda tre javësh u vizitua 11 herë, por vetëm pas analizave të përsëritura, u zbuluan masa që bllokonin aparatin e saj tretës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.