Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Mbërrijnë në Shqipëri familjarët e biznsemenit turk, ende s’dihet fati i 31-vjeçarit

Një jaht luksoz u gjet i braktisur rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin.

Mjeti lundrues me flamur turk, me motorë të ndezur, është pikasur nga disa peshkatarë, të cilët pasi nuk kanë parë asnjë lëvizje, kanë bërë njoftimin e Rojës Bregdetare.

Këta të fundit mbërritën menjëherë në vendin ku ndodhej jahti, duke e rimorkiuar dhe ankoruar në Portin e Shëngjinit. Brenda jahtit 13 metra të gjatë është gjetur dokumentacioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket turkut Sevgin Yavuz, 31 vjeç.

Ai është një biznesmen i famshëm turk, që ka ardhur për pushime në Adriatik. Mbetet mister fakti se si jahti ka përfunduar 12 milje larg bregut në Shëngjin, ndërsa më parë mësohet se është nisur nga Porti i Tivarit në Malin e Zi.

Ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga pronari apo personat e tjerë që mund të ishin me të në bord. Brenda bordit të jahtit nuk evidentohet asgjë e pazakonshme, ndërkohë që Policia e Shtetit po bashkëpunon me Malin e Zi dhe Turqinë për të mësuar më shumë mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur.

Sakaq mësohet se në Shqipëri kanë mbërritur edhe familjarët e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.