Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Francezët ngatërruan himnin shqiptar me të Andorra-s, reagon Griezman

Edhe ylli i Barcelonës, Antoine Griezmann ka lënë një koment për ngatërresën që u bë në nisje të sfidës mes Shqipërisë dhe Francës, teksa pak minuta para fillimit të ndeshjes, organizatorët francezë vendosën për lojtarët tanë himnin e Andorra-s.

Në një komunikim për mediat, Griezmann deklaroi se ishte i shokuar nga ajo që ndodhi, ndërsa shtoi se një episod i tillë nuk duhet përsëritur.

“Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritej. Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj”, u shpreh 28-vjeçari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.