Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Cilësia e dobët e karburantit po dëmton automjetet, çfarë thonë ekspertët

Një nga shqetësimet më të mëdha të drejtuesve të automjeteve në Shqipëri është abuzimi që bëhet me karburantet. Ku përshihet jo vetëm pagesa e detyrimeve, por edhe cilësia.

Sa i përket cilësisë së dobët, ekspertët shprehen se shkak për këtë është përzierja me lëndë të tjera që ulin koston, por nga ana tjetër shtojnë dëmin në shumë prej pikave të furnizimit.

Kjo nuk është një metodë e re. Përzierja e karburantit dyshohet se ka vijuar prej vitesh të tëra, ndërsa askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dëmet.

“Patjetër që tek automjetet do krijonte probleme, sepse dy tregues kryesorë që janë numri i cetanit dhe indeksi i cetanit, që lidhen me momentin e ndezjes dhe me fuqinë e automjetit, patjetër që do kishte probleme në lëvizjen e automjeteve”, theksoi eksperti.

Për rrjedhojë, në rrugë hasen automjete që lëshojnë gazra mbi normat e lejuara, ndërsa shpesh dhe ato makina të prodhuara së fundi janë në limitin e lejuar për ndotjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Kliko per me shume info

Leave A Reply

Your email address will not be published.