Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

Ademi i përgjigjet Ramës: Manaxhimi i liqeneve, nga pushteti lokal

Kryebashkiakja Voltana Ademi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, përsa i përket ndryshimeve në ligj që kreu i shtetit ka propozuar në sesionin e ri parlamentar.

Teksa kryeministri ka paralajmëruar se për shkak të keqmanaxhimit, vija bregdetare do të manaxhohet nga pushteti qendror dhe jo ai lokal, Voltana Ademi, duket se nuk është dakord me këtë propozim dhe kërkon që edhe manaxhimi i liqeneve të bëhet nga Bashkia.

“Do të kemi propozime për ta mirëmbajtur ndryshe, jo nga agjencitë qeveritare, por që t’i kalojë pushtetit lokal. Është e vetmja mënyrë për të mbajtur të mundshëm për t’u shfrytëzuar si një aset territorial”, tha Ademi.

Këto deklarata Ademi i bëri teksa mori pjesë në aktivitetin “Thriathlon labeat”, një kompeticion tre-garësh në not, çiklizëm dhe vrapim, që prej 7 vitesh organizohet në ujërat e liqenit të Shkodrës, për promovimin e turizmit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.