Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rama ndan tekste shkollore: Këto libra t’i ruash si sytë, dëgjove ti mër lab!

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë libra shkollor falas për fëmijët e klasës së parë në Vlorë. Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar të jugut, Rama ka ndaluar në shkollën “Mynyr Xhindi” ku ndoqi nga afër procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore falas.

Kryeminstri shkëmbeu batuta me fëmijët, duke i porositur ata të kujdeseshin për librat, që të mos i grisnin apo dëmtonin.

“Këto libra do t’i ruash si sytë e ballit. Nuk do t’i zhgarravisësh, nuk do t’i harrosh, nuk do t’i humbësh, nuk do t’i grisësh, por do t’i ruash kështu dhe do t’i hapësh me dashuri dhe kujdes sepse shok më të mirë se libri nuk ka”, ishte porosia e Ramës për fëmijët.

Kujtojmë se librat jepen me të drejtë kthimi në fund të vitit shkollor, pasi do u ndahen fëmijëve të tjerë. Në rast se librat dëmtohen ato do të paguhen nga prindërit e fëmijëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.