Përgjaken rrugët, i riu përplas për vdekje 44-vjeçaren në Milot-Laç

Aktualitet

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 44-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e se shtunes në aksion rrugor Milot-Laç. Policia thotë se një 23-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasen me iniciale Z.D, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT