Fitorja e Kosovës me Cekinë, "cmenden" mediat serbe

Sport

Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë fitoren historike të Kosovës në futboll kundër Çekisë.

“B92” në serbisht shkruan se “i ashtuquajturi ekip i Kosovës ka mundur Çekinë me rezultat 2:1, duke vazhduar kështu ecurinë e jashtëzakonshme pa humbje, shkruan lajmi.net.

Edhe më larg shkon Telegrafi serb. Ata fitores së Kosovës i kanë vendosur, titullin “Çekia pranon gol amator”.

Teksa vazhdimi i artikullit Kosovës i referohet si “e ashtuquajtur”.

Sidoqoftë, Kosova me këtë fitore ngjitet në vendin e parë në grup, dhe rrit maksimalisht shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian.

ME TE LEXUARAT