Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta Online, balkan, lajme live 24

DETAJET/ Ndërron jetë punëtori i një kantieri ndërtimi në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Në rrugën “5 maji” policia ka gjetur një burrë pa shenja jete.

Qytetari është gjetur pranë një kantieri ndërtimi. Dyshohet se ai ka humbur jetën brenda kantierit të ndërtimit, pasi ishte punetor aty. Paraprakisht policia thotë se ka dyshime që personi i cili ka humbur jetën, të jetë rrëzuar nga lartësia.

Pranë zonës ku është gjetur trupi, ka skela dhe sipas policisë, punetori mund të jetë rrëzuar. Por trupi i viktimës ndodhet në rrugë, dhjetera metra larg kantierit të ndërtimit.

Policia po vijon hetimet pasi edhe vrasja e Indrit Çelaj u raportua si aksidentale, por më pas rezultoi një ngjarje e rëndë kriminale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.