Tuna nuk qenka vetëm me pushime, fotografohet së bashku me ish-banorin e Big Brother

Showbiz

Pak ditë më parë Tuna i shqetësoi të gjithë teksa ndodhej në vendin tropikal Mauritius e vetme dhe pa bashkëshortin e saj.

Të gjithë hodhën hipotezat se ashtu si Nora edhe Tuna ishte drejt ndarjes, akuza të cilave ajo u përgjigj se: “Jemi në 2019-ën, njeriu shkon me pushime edhe vetëm”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo Tuna nuk qenka vetëm me pushime siç thotë, por në shoqërinë e ish-banorit të “Big Brother”, Elsamedit i njohur si Eli G dhe partneres së tij, Klaudias.

Ata kanë pozuar së bashku e madje aventurat në Mauritius po i kalojnë së bashku si miq shumë të mirë dhe miqësinë e tyre e shohim në këto pushime për herë të parë.

ME TE LEXUARAT