Shaqiri refuzoi kombëtaren, Xhaka: Gati t’i jap shiritin e kapitenit

Sport

Xherdan Shaqiri befasoi zviceranët kur vendosi të mos merrte pjesë me kombëtaren në dy ndeshjet eliminatore për Euro 2020.

Sulmuesi i Liverpool u justifikua për mosgrumbullimin se po punonte për të arritur gjendjen optimale fizike me kampionët e Euronews, por mediat në Zvicër shkruajtën se shkak është bërë shiriti i kapitenit në kombëtare pas largimit të mbrojtësit Lichtsteiner, të cilin pastaj e mori Xhaka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por nëse vërtetë është shiriti i kapitenit arsyeja që bëri Shaqirin të mos grumbullohej me Zvicrën, mesfushori Granit Xhaka është shprehur i gatshëm të hiqte dorë nga ai dhe t’ia jepte lojtarit tjetër me origjinë shqiptare.

“Nëse ky është me të vërtetë problemi me shiritin e kapitenit, atëherë mund të ulemi në tavolinë. Ai dhe unë”, ka thënë Xhaka për “Blick”.

“Mendoj se jemi mjaft të pjekur për të folur për të. Nëse ky është me të vërtetë problemi, ai mund të ketë shiritin e kapitenit. Nuk ka problem. Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin a po jo. Mundohem të kem ndikim në ekip, me ose pa fashën e kapitenit”, është shprehur mesfushori.

ME TE LEXUARAT