“Porsche” futet në trotuar dhe merr para kalimtarët, 4 të vdekur

Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani, ku kanë humbur jetën 4 persona.

Mediat gjermane bëjnë me dije se një makinë “Porsche” ka hyrë me shpejtësi nga rruga në trotuar duke goditur disa kalimtarë të rastit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zëdhënës i zjarrfikësve tha për gazetën “Berliner Morgenpost”, se nga përplasje kanë gjetur vdekjen katër persona, mes të cilëve edhe një foshnjë.

Drejtuesi i makinës së bashku me shoqëruesin kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa morën ndihmë të shpejtë mjekësore në vendin e aksidentit.

ME TE LEXUARAT